Koha e përgatitjes: 30 minuta
Koha e gatimit: 45 minuta
Vështirësia e ulët
Për 4 persona
Përbërësit
1 pulë fushe 1.5 kg, 20 ml vaj ulliri, 1 qepë, 20 gr gjalpë, 100 ml verë të bardhë, 250 gr domate qershi (pa lëkurë), 1 spec jeshil (ose të verdhë), kripë & piper sipas dëshirës.
Përgatitja:
- Qëroni dhe grini qepën imët.
- Vendosni një tigan në zjarr në temperaturë mesatare dhe hidhi vajin dhe gjalpin.
- Kur të shkrijë gjalpi shtoni qepën dhe lëreni derisa të zbutet.
- Pulën prijeni në 8 pjesë (përdorni sa racione ju nevojiten) dhe tiganiseni derisa të marr ngjyrë të artë.
- Hidhi verën e bardhë ngadalë dhe lëreni të avullojë.
- Shtoni domatet qershi të prera në dy pjesë dhe specin e prerë në fije të holla.
- Rregullojeni me kripë & piper dhe mbulojeni me kapak.
- Gatimi për 35 minuta duhet të vazhdojë në temperaturë të ulët.
- Kur ta servirni në pjatë zbukurojeni me një degë rozmarinë.