Recetë/ Pulë me salcë perimesh

Koha e përgatitjes: 30 minuta

Koha e gatimit: 45 minuta

Vështirësia e ulët

Për 4 persona

Përbërësit

1 pulë fushe 1.5 kg, 20 ml vaj ulliri, 1 qepë, 20 gr gjalpë, 100 ml verë të bardhë, 250 gr domate qershi (pa lëkurë), 1 spec jeshil (ose të verdhë), kripë & piper sipas dëshirës.

Përgatitja:

  1. Qëroni dhe grini qepën imët.
  2. Vendosni një tigan në zjarr në temperaturë mesatare dhe hidhi vajin dhe gjalpin.
  3. Kur të shkrijë gjalpi shtoni qepën dhe lëreni derisa të zbutet.
  4. Pulën prijeni në 8 pjesë (përdorni sa racione ju nevojiten) dhe tiganiseni derisa të marr ngjyrë të artë.
  5. Hidhi verën e bardhë ngadalë dhe lëreni të avullojë.
  6. Shtoni domatet qershi të prera në dy pjesë dhe specin e prerë në fije të holla.
  7. Rregullojeni me kripë & piper dhe mbulojeni me kapak.
  8. Gatimi për 35 minuta duhet të vazhdojë në temperaturë të ulët.
  9. Kur ta servirni në pjatë zbukurojeni me një degë rozmarinë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *