Erdogan ‘i mbështet nismën’ Ramës, miraton ligjin anti-shpifje

Parlamenti i Turqisë ka miratuar një projekt-ligj kontestues që ndryshon ligjet e shtypit dhe mediave sociale me qëllimin e deklaruar për të luftuar lajmet e rreme dhe dezinformimin.

Kritikët kanë frikë se ndërsa zgjedhjet afrohen, masa do të përdoret për të goditur më tej mediat sociale dhe raportimin e pavarur.

Vetë presidenti Erdogan që sipas një investigimi të fundit të Reuters kontrollon mbi 90% të mediave në vend dhe që i ka quajtur rrjetet sociale si “një flamë që tenton të shkatërrojë Turqinë, mendohet se është pas kësaj nisme. Neni 15 parashikon anulimin e kartës së shtypit për gazetarët që do të veprojnë “kundër rregullave dhe moralit të shtypit”, pa dhënë më shumë detaje. Ndryshimi më i rëndë është neni 29. Ai lejon dënimin një deri në tre vjet burg për personat që shpërndajnë në rrjete “informacione mashtruese” duke minuar “unitetin shtetit”, “rendin e vendosur” ose që “zbulojnë sekrete shtetërore”. Ai është një formulim shumë i paqartë për të përndjekur çdo gazetar apo këdo që shpërndan informacione që si pëlqejnë pushtetit.

Legjislacioni me 40 nene u miratua me votat e partisë qeverisëse të Presidentit Recep Tayyip Erdogan dhe aleatëve të saj nacionalistë, të cilët së bashku kanë shumicën në parlament. Votimi erdhi pas seancave të ashpra në parlament, ku ligjvënësit e opozitës duartrokasin dhe bërtisnin për të ndërprerë procedurat, mbanin tabela që denonconin atë që ata e quanin “ligjin e censurës” dhe një ligjvënës goditi një smartphone me një çekiç.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *