Mafia shqiptare kontrollonte krimin nga qelia/ Sekuestrohen mbi 100 celularë në burgun e Bolonjës

Më shumë se 100 telefona inteligjentë dhe celularë lanë sekuestruar nga policia italiane pasi po hetohej futja e sendeve të paligjshme brenda burgut Dozza në Bolonja. Të burgosurit që drejtojnë banda kriminale si ‘Cosa Nostra’ arrinin të menaxhonin gjithçka ndodhte jashtë përmes celularëve që mbanin brenda qelive.

Rreth 50 persona janë të dyshuar, mes tyre dhe vrasësit e ‘Ndrangheta’, mafias shqiptare, mafies Camorra, mafies marokene dhe mafies nigeriane. 44 janë aktualisht të arrestuar dhe 6 janë ende të lirë. Mes të dyshuarve edhe një avokat dhe një person tjetër që bënte furnizuesin, të dy të akuzuar se kanë vepruar si ndërmjetës për shkëmbimin e telefonave por edhe të drogës. Disa pajisje iu dorëzuan të burgosurve përmes dronit, por nuk ishte kjo metoda e vetme që përdornin për të marrë atë që dëshironin në mënyrë që të kryenin komunikime me ‘të punësuarit’ për të bërë lëvizje të ndryshme jashtë. Në mesin e 50 të hetuarve edhe bosët dhe vrasësit e mafias, përfshirë shqiptarët, marokenët dhe nigerianët, Camorra dhe ‘Ndrangheta’.

Dy prej të dyshuarve që dyshohet se bënin të mundur futjen e sendeve të paligjshme brenda burgut përfunduan pas hekurave. Njëri është shef i njohur i një familjeje napolitane ndërsa tjetri është korrieri i tij i besuar. Ai mbështetej nga një punonjës jashtë burgut, i cili përfundoi në arrest këtë pranverë. Hetuesve iu vështirësua puna për të zbuluar si futeshin celularët dhe droga për shkak të mënyrës për të kryer këtë veprimtari. Hetimi nisi pas një video revolte brenda burgut në muajin e parë të pandemisë, në mars të vitit 2020. Një person publikoi një video në Youtube, ku mes fletave të gazetave që fluturonin, tymit dhe shkopinjve, disa të burgosur tregonin se kishin marrë në ‘zotërim’ një kat të burgut, shkruajnë mediat italiane.

Operacioni i parë nisi gjatë dërgesës së një korrieri dhe një personi të tretë, punonjës burgu që ishte përgjegjës për transportin ‘e pakove’ brenda mureve të burgut. Ky i fundit përfundoi pas hekurave rreth muajit prill dhe maj. Pas kësaj nisën inspektime të befasishme për të mos i lënë asgjë rastësisë. Disa pajisje celulare, të cilat në shumë raste nuk e kalojnë madhësinë e një centimetri, janë gjetur edhe brenda tubave të kullimit të banjove. Në raste të tjera, rasti i një celulari të gjetur brenda kutisë së një televizori, qarqet e të cilit ishin rregulluar për të vepruar si karikues për celularin.

Në një tjetër rast, celulari ishte fshehur brenda sheqerit që ishte i mbyllur dhe dukej sikur nuk ishte hapur asnjëherë. Kartat SIMS ishin më të vështira për t’u gjetur për shkak se janë të vogla dhe fshihen më lehtë.

Sipas asaj që rezultoi nga hetimi, mbërritja e celularëve në IEVP jo vetëm që i kishte lejuar drejtuesit të komunikonin me botën e jashtme por ishte kthyer edhe në një treg të fshehtë të rrezikshëm ku konsumohej dhuna dhe shkëmbeheshin favore. Sipas atyre që patën mundësinë të marrin pjesë nga afër në hetim, vlera e një celulari 50 euro brenda burgut mund të arrijë deri në 1500 euro. 

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *