Këtë mbrëmje duke nisur nga 20:30 në Paris do zhvillohet ceremonia e Topit të Artë. Ndryshe nga vitet e tjera, këtë herë fituesit do vendosen në bazë të performancës sezonale dhe jo vjetore. “France Football” ka nisur të vlerësojë lojtarët që janë në listën e 30 më të mirëve. Tanimë është mësuar se Cristiano Ronaldo do jetë i 20 në botë sa i takon sezonit 2021-22.
Ylli i Manchester United nuk fitoi asgjë me Djajtë, teksa la Juventusin për të kaluar në Old Trafford. Vendin e 17 e zunë Luis Diaz i Liverpool, Vlahovic i Juventus dhe Casemiro i Real Madrid. Në vendin e 16 Virgil van Dijk. Kujtojmë se Messi nuk do marrë pjesë në ceremoni, duke qenë se sulmuesi i PSG nuk ka qenë në listën me 30 emrat më të mirë të futbollistëve në botë. “Pleshti” e ka fituar 7 herë trofeun e më të mirit të sezonit, si askush në histori.