Shembja e godinave të dëmtuara, si pasojë e tërmetit të 26-nëntorit të 2019-ës, ka ccuar në ngritjen e këtyre banorëve të prekur nga këta dëmtime në protestë.
Mësohet se ditën e sotme, banorët e godinave të shembura në Kombinat kanë protestuar, duke u shprehur se godinat e reja të ndërtohen në të njëjtin vend.
Po ashtu, mësohet se vetëm pak ditë më parë banorët ishin njoftuar se pallati do të shembej, pasi ishte klasifikuar si DS4.
Gjithashtu, IMT-ja e Bashkisë së Tiranës ka hasur sot në rezistencën e disa prej banorëve që ende jetojnë në këtë pallat të ndërtuar që në vitet ’70, ndërsa një pjesë e familjarëve që jetonin aty janë shpërngulur pasi kanë përfituar edhe bonusin e qirasë.
Prej disa ditësh, në disa prej pallateve të dëmtuara, që ndodhen në këtë lagje ka nisur shembja e tyre.