Rrëzimi i avionit rus pranë Krimesë, pilotët hidhen nga avioni para shpërthimit

Një avion ushtarak është përplasur me një kompleks apartamentesh të larta në qytetin perëndimor të Rusisë , Yeisk, i cili ndodhet përballë qytetit jugor të Ukrainës, Mariupol , në kufirin midis Rusisë dhe Gadishullit ukrainas të Krimesë, që Moska ka aneksuar paligjshëm nga Kievi.
Një nga ndërtesat është përfshirë nga flakët, sipas pamjeve të publikuara në rrjetet sociale
BBC raporton se pilotët u hodhën nga avioni përpara se ai të rrëzohej dhe të përplasej me ndërtesën nëntëkatëshe në Yesk, i cili ndodhet matanë Detit Azov nga Ukraina, tha ministria ruse.
Avioni dyshohet se ishte një bombardues luftarak Su-34, motori i të cilit nuk u ndez siç duhet gjatë ngritjes, njoftoi agjencia ruse e lajmeve Interfax.
Mësohet se pilotët janë hedhur përpara përplasjes së tmerrshme. Fotot e pakonfirmuara që qarkullojnë në mediat sociale tregojnë zjarrin që shpërthen nëpër ndërtesë.
Videot e publikuara në rrjetet sociale sugjeruan se ndodhi një shpërthim pas rrëzimit të avionit, dhe një ndërtesë nga kati i parë deri në të nëntën u përfshi nga zjarri.

 


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *