Një mosmarrëveshje mes disa personave u përshkallëzua në Sirnach, Zvicër mbrëmjen e së dielës. Një 15-vjeçar ka plagosur për vdekje me thikë një 18-vjeçar.
“Më tremb sidomos kur mendoj për fëmijët e mi”, thotë një banore.
“Ndodhi pikërisht këtu”, thotë një banor i zonës, duke treguar rrugën e zhveshur prej guri. “Ai ishte plagosur rëndë dhe po bërtiste për ndihmë. Njerëzit rreth tij thanë se autori ishte larguar dhe policia është në rrugë e sipër”, vijon Sirnacherin. Ndihma ka ardhur shumë vonë, pavarësisht masave të menjëhershme për ta reanimuar, 18-vjeçari ka ndërruar jetë në vend, siç konfirmoi policia. Më vonë atë mbrëmje, policia kantonale e Thurgaut arrestoi një të dyshuar zviceran 15-vjeçar.
Një ditë më pas, në Feldstrasse nuk mbeti asgjë që të tregonte sherrin e mbrëmjes së kaluar. Gjurmët u hoqën dhe rrugët janë bosh. Gjendja në lagje është tronditur dukshëm. Një banor është ende në vështirësi me skenat e ditës së djeshme: “Dëgjuam disa herë britma dhe pyetëm veten se çfarë po ndodhte atje. Kur Rega dhe disa makina policie u shfaqën, ne e dinim se ishte diçka e keqe”. 53-vjeçari nuk dëshiron të mendojë për një vrasje pikërisht në pragun e tij: “Ne jetojmë në një zonë rurale dhe vlerësojmë paqen dhe qetësinë. Si mund të shkojë deri këtu?”
Një tjetër banore ka ende në kokë fotot e mbrëmjes së mëparshme: “Dritat e urgjencës ishin të ndezura. Por ne u përpoqëm të mos shikonim nga dritarja që të mos na binte shumë.” “Nuk ndihem më rehat në shtëpinë tonë. Më tremb sidomos kur mendoj për fëmijët e mi”, thotë nëna e një familjeje të re.
Ende nuk dihet identiteti i viktimës. Një burrë që ka jetuar në Sirnach për gati 40 vjet thotë se viktima ishte fëmijë i vetëm. “Ai është shqiptar dhe jeton vetëm me nënën e tij”, thotë Sirnacher. Megjithatë, policia nuk e ka konfirmuar këtë informacion. “Për momentin nuk mund të themi më shumë për personin”, thotë Matthias Graf, zëdhënës i medias për policinë kantonale të Thurgaut.