Përfundon epoka e artë/ Messi dhe Ronaldo “prekin fundin”, braktisin edhe ceremoninë

Dyshja Messi-Ronaldo për afro 15 vite kanë dominuar skenën e “France Football”, të dy së bashku kanë fituar plot 12 herë trofeun e “Topin e Artë”. Messi-Ronaldo janë pjesë e historisë së futbollit botëror, në shifra askush nuk ka bërë më mirë se ata, diskutimi i vetëm është se kush është më i miri i të gjithë kohërave.

Sipas të gjithë gjasave, epoka e artë e dy yjeve të futbollit botëror ka përfunduar, vetëm nëse Messi apo Ronaldo bëjnë ndonjë çmenduri të radhës në Botërorin e Katar.

Messi, si fitues i fundit i “Topit të Artë”, këtë vit nuk ishte as në 30 finalistët e parë të përzgjedhur. Ronaldo arriti ta kalojë këtë prag duke u renditur në vendin e 20-të. Në 18 vitet e fundit, nga 2004 e deri më tani, ky është pozicioni më i keq për CR7, i njëjtë me atë të vitit 2005.

Të dy lojtarët, nuk ishin të pranishëm në ceremoninë e fundit, ku Karim Benzema u vlerësua me trofeun e “Topit të Artë”.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *