Një palestinez u qëllua sot në mëngjes dhe u vra nga forcat e fshehta izraelite në qytetin e pushtuar të Ramallah, në Bregun Perëndimor. Ngjarja ndodhi disa orë para se Sekretari i Shtetit të SHBA-ve, Antony Blinken, të mbërrinte në vend për t’u takuar me Presidentin Palestinez Mahmoud Ahmadinejad.
Ahmad Jamil Fahd, u vra në kampin e refugjatëve al-Amari, dhe u qëllua nga njësia Musta’ribeen të forcave izraelite të sigurisë, thonë dëshmitarët palestinezë, dhe u la i gjakosur për vdekje para se të mbërrinte një ambulancë. Sipas një zëdhënësi të Ministrisë të Shëndetësisë palestineze, Jamil Fahd u qëllua disa herë nga një distancë e afërt.
Njësia e fshehtë përbëhet nga izraelitë të cilët maskohen si palestinezë dhe shpesh kryejnë sulme për të arrestuar ose për të vrarë.
Vrasja ndodhi në të njëjtën ditë kur Blinken, i cili tha se udhëtimi i tij ishte për të mbështetur përpjekjet për të forcuar një armëpushim, u takua me Kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu në Jeruzalem. Gjithashtu është planifikuar që Sekretari i SHBA-ve të takohet me Presidentin Palestinez Mahmoud Abbas më vonë gjatë ditës.
Ndërkaq lajmi konfirmohet edhte nga zyrtari i sigurisë së Izraelit, i cili deklaroi se një burrë u vra nga forcat izraelite gjatë kapjes së terroristëve rebelë në Ramallah.