Ylli Manjani: Presidenti Meta të dorëhiqet. Komisioni nuk e shkarkon dot

Prej ditësh ka nisur punën Komisioni Hetimor për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta. Kreu i shtetit akuzohet për “shkelje të rëndë të Kushtetutës, thirrje për dhunë dhe cenim të rëndë të marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, të bazuara në nenin 90 të Kushtetutës.

Lidhur me këtë çështje ka folur dhe ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani. Me anë të një statusi në llogarinë e tij në ‘Facebook’, ai shkruan se Presidenti i Republikës nuk shkarkohet për fjalët që thotë, por për veprimet që bën dhe se kjo çështje nuk ka të bëjë me shkarkimin e Metës, por me sundimin e Kushtetutës mbi çdo sjellje politike.

Statusi i Ylli Manjanit:

Sqarim.
—-
Edhe njëherë, për t’iu përgjigjur të gjithë të interesuarve që më pyesin për shkarkimin e mundshëm të Presidentit të Republikës, mendoj se:

1. Zoti Ilir Meta ka humbur kredon minimale publike për të kryer detyrën e Presidentit të Republikës. Përfshirja e tij në debatin publik zgjedhor, veçanërisht venia në bast publik i vetëlargimit nga detyra nëse Rama fitonte i vetëm, është fakt kompromentues për një President.

2. Presidenti i Republikës nuk shkarkohet për ato që thotë, por për ato bën bën apo nuk bën në ushtrim të detyrës kushtetuese. Pra fjala vjen, Presidenti do ishte në shkelje të rëndë Kushtetuese nëse do ndalonte stërvitjen e NATOS dhe jo për çfarë i thotë zonjës Kim. Dikush duhet ti thotë diçka zonjës, pavarësisht kostove personale.

Detyra publike nuk vlerësohet me “më the e të thashë”.

3. Pra pavarësisht se zoti Ilir Meta ka humbur betejën e tij publike për të qenë President (ndaj e mira do ishte vetëlargimi i Tij), arsyetimi kushtetues bëhen mbi Presidentin detyrat dhe funksionet e tij.

4. Çmoj se qeveria, megjithse mund të ndjehet politikisht legjitime, kushtetutshmërisht nuk ka asnjë legjitimitet të shkarkojë Presidentin vetëm përse nuk është dakord me ato që thotë personi që kryen detyrën e Presidenit.

Vendosja e gjykimi politik mbi atë kushtetues është fundi i Republikës Kushtetuese.

5. Jo Presidenti, por askush nuk mund ti nënshtrohet proceseve ndëshkuese ligjore për ato që thotë, por për ato që bën ose nuk bën sipas ligjit.
Ndëshkimi për fjalën e bën Republikën rregjim.

Nuk është halli i Ilir Metës, por i raporteve ndërmjet institucioneve kushtetuese në vend.

Mbi të gjitha ka të bëjë me sundimin e kushtetutës mbi çdo sjellje politike.

Kështu e mendoj.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *