Rama: UT-ja dhe Mjekësia të bashkohen, do rriteshim në rankim

Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me rektorët ka konsideruar si një problem faktin që universitetet në Shqipëri janë tepër gjeneraliste sa i takon degëve që ofrojnë për studentët.

Gjatë fjalës së tij Rama e ka vënë theksin tek sistemi nga ku shprehet se kjo gjë nuk do ta çonte askund arsimin e lartë. Ai tha se degët si Infermieri apo Juridik nuk mund të jenë në të gjitha universitetet e vendit. Më tej ai ka shtuar se qëllimi ishte realizimi i asaj që dukej si “utopi” për të patur studentë të huaj në universitetet shqiptare.

“Universiteti i Tiranës mund të rritet menjëherë në rankim nëse ka brenda mjekësinë. Këta janë dy universitete të ndara. Po përmend mjekësinë që është krenari, për të mos krijuar një terren polemike të panevojshëm në këtë moment. Por për një gjë duhet të biem të gjithë dakord, nuk mundet dot një vend kaq i vogël sa ne, me këto potenciale sado të mëdha, që të kemi në të gjithë territorin e vendit universitete gjeneraliste që i bëjnë të gjitha. Për faktin që bazohen tek nevoja për financim shtoji ujë dhe shtoji mjell duke shtuar mediokritetin dhe duke i hequr vetes mundësinë për të qenë ekspertë të diçkaje dhe jo të jenë gjeneralistë.

Ne po humbasim kohë për dicka që nuk do ndodhë kurrë, sepse merren me gjëra të tjera, jo punësimi i atij jo po erdhi ky do ndodhi kjo. Duhet të bëjmë që pa i hequr asgjë askujt, të krijojmë kushte që të gjithë të përfitojnë më shumë duke u bërë më tepër tërheqës për sistemet e arsimit të lartë. Në 90% përballemi me rastet pse duhet të jenë këto universitet, pse duhet të ketë, juridik në gjithë Shqipërinë, pse duhet të ketë infermieri në gjithë Shqipërinë. Këtë ne duhet ta përballim sepse kështu ky sistem nuk na çon lart dhe i bën më pak tërheqëse dergë të universiteteve që më pas detyrohen të ulin komplet pritshmëritë dhe bëjnë kompromis fatal me ministrinë e Arsimit duke thënë se një pjesë do i marr edhe me pesa se na duhen. Na bëjnë kërkesa për të ulur mesataren. Kështu mund të realizojmë atë që duket si utopi për të patur studentë të huaj këtu. Në të gjithë vendet e perëndimit që kemi shkuar na kanë thënë se duan që studentë të tyre të mund të vijnë këtu sepse kanë nevojë për zgjerim të kapaciteteve”, deklaroi Rama.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *