“Bursat për ekselentët”, Rama: Pse t’ua japim, ata ikin dhe nuk kthehen më

Kryeministri Edi Rama gjatë takimit që po mban me rektorët e universiteteve ka prekur edhe çështjen e bursave të ekselencës për studentët shqiptar që studionin në universitetet më të mira të botës.

Gjatë fjalës së tij, Rama tha se deri vitin e shkuar shpenzonin para të konsiderueshme për ata që i etiketoi si “Shqiptar me xixa” ose “Shqiptar me 5 yje”. Ai tha se kemi dhënë një kontribut të madh që ata të studionin jashtë dhe të ktheheshin të punonin për vendin e tyre, siç kishin nënshkruar në kontratë, por asnjë nuk u kthye.

Më tej ai shtoi se tani e tutje nuk do të paguajmë më për studentët që studiojnë jashtë, por do t’i japim pagë minimale studentëve ekselentë që studiojnë në Shqipëri.

“Për shkak të politikave që kanë zbatuar edhe qeveritë e mëpërparshme, deri vitin e kaluar në shpenzonim një shumë të konsiderushme parash për 20 studentet shqiptarë që studionin në universitet më të mira të botës. “Shqiptarë me xixa”, “Shqiptarë me 5 yje” me qëllimin që ata të studionin jashtë vendit dhe të ktheheshin të kontribuonin për vendin e tyre, asnjë nuk u kthye, asnjë. Për çfarë i duam ne kto? Tani nuk ka më. Do të ndihmojmë studentët ekselentë që studiojnë në universitet shqiptare me një pagë minimale. Ne vlersojmë meritën”, tha ndër të tjera Rama.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *