“Pagat e pedagogëve sikur punojnë në fasoneri”, Rama: Do bëjmë vlerësim të të ardhurave

Kryeministri Edi Rama ka thënë ditën e sotme se do të bëhet një vlersim për pagat e pedagogëve pasi nuk mund të ketë pedagogë që i deklarojnë pagat e tyre sikur punojnë në fasoneri.

Rama thekson se nëse deklarimi i pagave është i ulët dhe ndërkohë pedagogët kanë nga dy makina kjo gjë dmth që ata fshehin të ardhurat.

“Të bëjnë një reflektim, janë të destinuar t’i bashkohen Tiranës dhe të jenë filiale të UT, nuk ka rrugë tjetër, ose janë të destinuara që të ndryshojnë komplet strategjinë. Për çfarë do të shkojë në provincë të Shqipërisë një student nga Tirana? Vetëm nëse atje merr diçka që nuk e merr dot në një vend tjetër. Ndaj gjëja që na ndodh është se gjendemi para një papunësie rinore, që sot është shumë më e ulët por, është papunësi e investuar sepse i ke dhënë një iluzion. I ke dhënë një diplomë por, për çfarë?

Universitetet nuk mund të jenë skuadra futbolli. Për pagat është bërë një vlerësim i parë vite më parë por, nuk është e thënë që dikush që i ka plotësuar të gjitha 7 vite më parë i këtë prapë të gjitha të plotësuara.

Do të bëhet një vlerësim i thellë publike dhe private me procesin e rankimit, si esencë dhe jo thjesht teknike. S’mund të pranojmë të kemi pedagogë të regjistruar në librin e pagave sikur punojnë në fasonë nëse ka mospërputhje mes pagës së deklaruar dhe pagës së marrë duhet ta korrigjojnë sepse procesi do të shkojë në kontrollin e sigurisë. Më tregon që ke kaq dhe ke dy vetura, më fal por ku i gjen këto? Nuk i gjen nga aktiviteti kriminal, por nga fshehja e të ardhura”, tha kryeministri.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *