Pedagogët janë sot në ditën e dytë të bojkotit të mësimit.
Ndërkohë, pedagogu i mjeksisë Erges Heskiu ka denoncuar një kërcënim që po u bëhet pedagogëve ku tha se po rektori Arben Gjata po i intimidon me heqje nga puna.
Më tej ai ka shtuar se do të mbështes fuqimisht protestën e pedagogëve por, pjesë e këtij bojktoi duhet të futen edhe studentët.
“Ka një konseluence mes pedagogëve për rritje rroge. Pedagogët po bëjnë nga dy-tre punë, pasi nuk u dalin rrogat për shpenzimet e tyre. Kërkesat e pedagogëve po kërkojnë vetëm dyfishim rrogash. Nga rektori Arben Gjata po intimidohen pedagogët, kanë hall semos shkarkohen nga puna. Këtë vit më është kërkuar nga studentë të aplikoja sërish dhe kam aplikuar. Tani do të mbështes fuqimisht protestën e pedagogëve, duhet të futen edhe studentët. Konviktet janë në kushte mizerable. Tani detyrohen të shkojnë në shtëpi me qira, qiratë janë rritur. Tarifa e shkollës në Austri është tre herë më e ulët se këtu. Çmimin e naftës prej katër vitesh e kemi më shtrenjtë se Gjermania. Shtëpitë janë shtrenjtuar vetëm prej drogës sepse kriminelëve nuk u dhimbset ajo që fitojnë, këto i vuajnë çiftet e reja.”, tha ai.