Kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer kritikat për studentët e Mjekësisë që pas përfundimit të studimeve largohen për punë drejt Gjermanisë.
Gjatë fjalës së tij, Rama tha se kostoja është mbi popullin shqiptar ndërsa Gjermania merr i mjekët ‘falas’.
Ndonëse, arsimi i lartë në Shqipëri nuk është falas dhe shpenzimet mbulohen nga xhepat e studentëve, Rama u shpreh se BE duhet të gjejë mënyrën t’i kthejë Shqipërisë investimin mbrapsht pasi nuk mund të paguajnë shqiptarët për mjekët e Gjermanisë.
“Paguajmë ne, vjen gjermani dhe na i merr. Për fat të mirë sot nuk kemi mungesë mjekësh dhe infermierësh. Standardi më i lartë i shërbimit human. Si marrin diplomat menjëherë por, duhet të jenë të zot që t’u shërbejnë njerëzve. Do vazhdojmë të kërkojmë mbrapsht të na e kthejnë investimin, duhet të kthejnë investimin. Nuk mund të paguajë populli shqiptar për mjekët e Gjermanisë. BE të gjej formën dhe të na e kthejë. Me të njëjtën cilësi duke krijuar sinergjitë me universitetet e tyre. Jo vetëm kur dalin nga universiteti i tyre. Por ne nuk mund të jemi në këtë pozitë pasive”, tha Rama.