Deputeti i PD, Tritan Shehu ka reaguar në lidhje me emigrimin e mjekëve jashtë vendit për kushte dhe pagë më të mirë.
Shehu në ‘Facebook’ shkruan se vendi ynë ka mungesë të theksuar për mjek, sot numërohet 1 mjek për 1000 banorë.
Sakaq shton se qeveria e ka katandisur keq sistemin publik, ku për pasojë pasioni i mjekëve për profesionin ka rënë.