Kryeministri Edi Rama ndodhet në Përmet ku po zhvillon takim me përfaqësues nga sektorë të ndryshëm lidhur me sfidat ekonomike nga situata e krijuar në vend.
Rama në ‘Facebook’ ka ndarë pamje nga takimi, ku shkruan se qeveria do të jetë afër njerëzve në nevojë për ta përballur dimrin e vështirë.
Sakaq shton se qeveria ka ndërmarrë disa masa lidhur me çmimin e energjisë elektrike, pensionet, pagën minimale dhe ndihmën ekonomike, ku thekson se do të ketë masa të reja vitin e ardhshëm.
Postimi i plotë:
Do të jemi më shumë se kurrë pranë njerëzve në nevojë dhe njerëzve të punës, për ta përballur dimrin që po quhet dimri më i vështirë i Europës nga Lufta e Dytë Botërore, pasojë e inflacionit të luftës së Putinit kundër lirisë e demokracisë perëndimore?
Mburoja financiare për çmimin e energjisë ⭐️ rritja e qëndrueshme e pagave e pensioneve ⭐️ rritja e mëtejshme e pagës minimale ⭐️ rritja e ndihmës ekonomike dhe dyfishimi i saj për nënat me dy fëmijë, pas atyre me tre pranverën e kaluar ⭐️ dyfishimi i ndihmës ekonomike për pensionistët e vetmuar⭐️ rritja e ndihmës financiare bashkë me mbështetjen për energjinë elektrike për personat me aftësi të kufizuara ⭐️rritja e financimit për naftën pa taksa për fermerët dhe prodhimin e grurit⭐️ mbështetja e re financiare për naftën në sektorin e peshkimit ⭐️ financimi i transportit urban për mbajtjen në vend të çmimit të biletës… këto janë masa tanimë aktive në mbështetje të ekonomisë së familjeve shqiptare, të cilat do të pasohen nga bonusi i fundvitit për pensionistët, si edhe masat e reja mbështetëse për pagat e pensionet vitin e vitin e ardhshëm❤️