Kreu i PD-së Sali Berisha nga mbledhja e Kryesisë së Partisë Demokratike në selinë blu, foli për protestën e pedagogëve, për të cilën tha se po kërkojnë të drejtat si kolegët e tyre në Kosovë,
Ndërkohë që nuk la pa sulmuar edhe kryeministrin Edi Rama, për të cilin tha se nuk ka doktoraturë, pasi nuk ka mend.
“Ka 10 vite që ndalon doktoraturat në universitetet e vendit, duke harruar se ato janë një komponent i rëndësishëm për kërkimet shkencore dhe mësimdhënien në vend. Dhe kalon nga takimi në takim, duke u krenuar se nuk ka doktoratë. Nuk ke doktoratë se nuk kanë mend. Je një fatkeqësi kombëtare me injorancen që tregon.
Arsimin e ka degraduar. Edhe thotë le të rrinë ata me 5-6, nuk e lëvizin mesataren. O do të lëvizësh mesataren ose do të ikësh. U thotë të rinjve nuk e ul mesataren.
Pedagogët dhe studentët po kërkojnë ato që janë minimalë dhe të jenë të barabartë me nivelin e Kosovës. Prandaj i ftoj pedagogët dhe studentët që të ngrihen në protesta ndaj këtij hajduti”