Teksa rrjeti po zien për një romancë të mundshme midis reperit të njohur Don Xhon dhe këngëtares Era Istrefi, ka ardhur një reagim edhe nga ish e dashura e tij, Ariana Lirey. Kjo e fundit ka zhvilluar një bisedë virtuale me ndjekësit e saj ku nuk ka munguar interesimi rreth puthjes së shumë përfolur midis Don Xhonit dhe Erës.
“Çfarë mendimi ke për videot e Don Xhonit dhe Erës,”- e pyet një ndjekës Arianën. Modelja nuk ka hezituar t’i përgjigjet duke u shprehur: “Ai është ish-i im dhe mund të bëjë çfarë të dojë”. Këtë përgjigje të saj Lirey e ka shoqëruar me një foto ku duket së bashku me reperin.
Disa ditë më parë, Era dhe Don Xhoni ishin në koncert së bashku dhe teksa po performonin këngën e tyre në skenë, në një moment Don Xhoni i afrohet këngëtares në dukje për t’i dhënë një puthje.
Megjithëse është e paqartë nëse Era dhe Don Xhoni kanë shkëmbyer një puthje në buzë, fansat duken mjaft të emocionuar nga ideja se artistët mund të jenë çifti më i ri i showbizit. Ende nuk ka asnjë reagim nga dyshja dhe mbetet për t’u parë nëse mes Era Istrefit dhe Don Xhonit po nis diçka.
Kujtojmë se Don Xhoni i dha fund lidhjes me modelen ruse Ariana Lirey, duke bërë bujë të madhe. Lajmin e ndarjes së tij dhe Arianës e konfirmoi vetë modelja përmes disa shkrimeve në ‘Instastory’.