“Asnjë fjalë për studentët”/ PL: Rama mos të kërcënojë pedagogët por të plotësojë kërkesat

Partia e Lirisë ka reaguar në lidhje me takimin e kryeministrit Edi Rama me pedagogët.
Në një deklaratë për mediat, deputetja e PL Erisa Xhixho tha se në këtë takim nuk u tha asnjë fjalë lidhur me rritjen e qirave, mbështetjen për studentët por veç se kërcënoi.
Sakaq theksoi se qeveria duet të plotësojë kërkesat e drejta të pedagogeve dhe studentëve.
“Sot kryeministri, në vend që të jepte zgjidhje për protestën e drejtë të pedagogëve që vazhdon me javë, vendosi t’i kërcënojë. Në vend që të merrte vendime e të bënte gjithçka që të rinjtë të qëndrojnë në Shqipëri, u ofroi alternativë bangladeshasve universitarë. Ndërkohë që bën rritje qesharake të pagave të pedagogëve, në fakt rritjen ia faturon universiteteve tona të vafra. Asnjë fjalë nuk u tha sot për studentët që përballen me rritje të qirasë së shtëpive që shkojnë deri 300-400 euro, rritja e çmimeve të ushqimeve, transportit, veshjeve etj. Studentët prej javës kërkojnë më të drejtë të mbështeten me 100 euro pagesë mujore, sa bashkëmoshatarët e tyre në Kosovë. Pra e gjithë mbështetja e kërkuar nuk është sa Anglia dhe as sa Franca, por sa Kosova. Po Kosova sot jep 100 euro në muaj për çdo student për të përballuar kostot e rritura të jetesës, ndërkohë qeveria shqiptare që ka dhënë 0 mbështetje, u tregon derën dhe jep alternativën e mbushjes së auditorëve me bangladeshas. Qeveria t’i lërë kërcënimet dhe presionet që janë të papranueshme dhe që nuk trembin askënd, por të plotësojë kërkesat e drejta të pedagogeve dhe studentëve”, tha ajo.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *