Aktorja e njohur shqiptare Arbnora Ademaj, e cila po zhvillon një karrierë të suksesshme në Turqi, këtë vit vendosi të pezullojë gjithçka dhe të bëhet pjesë e “Dance Albania”.
Mbrëmjen e djeshme, Arbnora dhuroi spektakël me performancën e saj në show-n e kërcimit. Mirëpo siç është bërë zakon pas performancës juria, në veçanti Ermal Mamaqi i ngacmon konkurentët në lidhje me jetën e tyre personale. E këtë natë ka qenë radha e Arbnorës.
Producenti e nxorri zbuluar aktoren duke treguar se ajo është në një lidhje dashurie. E pyetur nga Alketa Vejsiu nëse kur e sheh partnerin e saj të jetës në mes të publikut shpërqendrohet apo ndjen mbështetjen e tij, Arbnora tha se është me fat të ketë në jetë një njeri si ai.
Mirëpo Ermali nuk u mjaftua me kaq madje kishte dhe një propozim për aktoren dhe partnerin e saj: “Një sugjerim për partnerin dhe Arbnorën, kur hani, lëshojini duart, që të hani rehat,”- shtoi Mamaqi.
Arbnora foli më herët edhe për karrierën e saj. Madje, ajo zbuloi se së shpejti Netflix do të flasë shqip. “Një gjë mund ta zbuloj për publikun shqiptar. Përveçse do të jem në Netflix, do të flas dhe shqip, kjo është më e bukura e gjithë kësaj” – theksoi ajo.