Nuk ka paqe për Ten Hag. Trajneri i Manchester United përfundoi sërish në qendër të vëmendjes për një tjetër rast me Cristiano Ronaldon. Kësaj radhe tekniku pranoi kritikën në rrjetet sociale të Elma Aveiros, motrës së futbollistit, e cila e akuzoi jo fort, se tekniku holandez është barrë për rritjen e skuadrës dhe pengesë për aventurën e Cristianos në Manchester.
Aveiro postoi në rrjetet sociale një mesazh “Shumë vonë” duke komentuar një artikull në një faqe portugeze që titullohej: “Nëse Ten Hag vazhdon në këtë mënyrë, nuk do të jetë në janar”. Në Premier League deri më tani Ronaldo ka zhvilluar vetëm dy ndeshje si titullar nga tetë ndeshje.