Një gjykatë në Budapest të Hungarisë lëshoi të hënën një urdhër ekstradimi të përkohshëm për një serb të dyshuar për krime lufte ndaj popullatës civile në Kosovë. Ai akuzohet për vrasjen e 33 shqiptarëve të 23 vite më parë në lagjen “Kristal” në Pejë.
Prokuroria e Përgjithshme e Budapestit njofton se i akuzuari është arrestuar mbi urdhër-arrestin ndërkombëtar të lëshuar nga Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara në Kosovë. Mësohet se gjykata hungareze do të shqyrtojë procesin e ekstradimit të të dyshuarit dhe se Prokuroria nëpërmjet Ministrisë hungareze të Drejtësisë do të kalojë në kontakt me autoritetet gjyqësore të Kosovës.
Në shkurt të 2021, Gjykata Themelore në Prishtinë e kishte shpallur fajtor të akuzuarin për krime lufte në lagjen “Kristal” të Pejës, Zoran Gjokiç. Ai u dënua me 12 vite burgim, ku do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim