Shpallet kampion bote në kikboks, 17-vjeçari shqiptar habit me deklaratën: Jam grek, Greqia është familja dhe shtëpia ime

Një sukses të madh ka arritur një student 17-vjeçar me origjinë nga Shqipëria i quajtur Gerald Gega. Ky i fundit është shpallur kampion bote në kikboks, por pas trifumfit ka deklaruar se ky titull ka ngjyrat e Greqisë. Duke përshkruar momentin kur arriti të fitonte Kampionatin Botëror, Gega tha: “Në fillim nuk e besova. Ishte një sukses i ardhur nga qielli, në kuptimin që në fillim nuk e prisja që të kisha arritur diçka kaq të rëndësishme. Mbaj mend që fola me babain tim, i cili më shikonte në internet. Babai im bërtiste nga gëzimi. Edhe fqinjët e dëgjuan kur dola i pari. Familja ime dhe trajneri janë mbështetja ime”.

Duke folur për mediat greke ai ka treguar se ndihet krenar që ka dalë i pari me stemën kombëtare greke. Prindërit e tij janë me origjinë shqiptare, por ai e ndjen veten grek.

“Greqia më lindi. Unë jam grek. Kam pasur gjithmonë trajnerë grekë. Shkova në një shkollë greke. Greqia është familja dhe shtëpia ime. Nga këtu vij unë. Ndihem i lumtur dhe i emocionuar që kam arritur një nivel kaq të lartë në sportet luftarake”, tha Gerald Gega.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *