Kryeministri Edi Rama ditën e sotme gjatë një vizite në ku u takua me përfaqësues nga sektorë të ndryshëm ka folur dhe për luftën në Ukrainë.
Rama tha se situatat të papritura mund të ndodhin në vend ku theksoi se vetëm me një bombë bërthamore të përdorur nga Rusia mund të zhduken brenda 30 minutash 45 milionë njerëz.
“Sot situata nuk është rozë, por pa diskutim si në çdo gjë tjetër në këtë moment, po ta krahasojmë me nga u nis puna, është si dita me natën. Po ta krahasojmë me çfarë duhet të bëjmë akoma, jemi në të gdhirë të një dite të re. Ka akoma shumë për të bërë. Ne dimë se ku po ecim dhe e dimë se ku duhet të shkojmë. Ajo për të cilën dua të flas nuk është thjesht Përmeti, por një kontekst më i gjerë. Flitet sikur po bëhet një diskutim për një konflikt të zakonshëm, ndërkohë që mjafton një bombë bërthamore për të zhdukur brenda 30 minutash 45 milionë njerëz. E them këtë sepse ne nuk jemi fatmirësisht në zonën e nxehtë ku lufta sjell bomba, vrasje dhe plagë të rënda, por nuk jemi as jashtë zonës së luftës sepse pasojat e saj na kanë prekur dhe na prekin përditë me inflacionin e luftës”, tha ai.