Në derbin e së dielës midis Real Madrid-it dhe Barcelonës, nuk rezultoi me humbje vetëm për këtë të fundit por edhe për reperin Drake. Një ditë e keqe kumari për autorin e hitit “God’s Plan” u shndërrua në një ditë të mirë pasi fitoi mbi 12 milion dollarë në ruletë.
Kjo fitore erdhi pas një humbje të madhe. Drake vuri një bast prej mbi 500,000 £ për fitoren e Barcelonës dhe Arsenalit, por Barçja e Xavi e zhgënjeu reperin. Nëse ai do ta kishte fituar bastin, do të kishte qenë deri në 3.9 milion dollarë kanadezë.
Drake i mërzitur për bastin e humbur të futbollit, provoi fatin e tij në ruletë në kazino dhe një video tregon se ai fitoi mbi 12 milion dollarë në një rrotullim. Sigurisht që reagimi i tij ishte shpërthyes, duke festuar së bashku me dy miqtë e tij.
🚨 Drake won BIG on the roulette wheel last night donning a retro Henry 14 Arsenal Home Kit from the 05/06 season.. 👀💯🔥 pic.twitter.com/0qOMI0l0G8
— UberArsenal (@UberAFC) October 17, 2022
Kujtojmë që në fillim të vitit 2022-2023, Barcelona nënshkroi një marrëveshje me Spotify. Meqenëse të dyja organizatat nënshkruan marrëveshjen, stadiumi Camp Nou u bë stadiumi Spotify Camp Nou. Sidoqoftë, marrëveshja midis Barcelonës dhe Spotify shkon përtej një emri dhe një imazhi të printuar. Barcelona zgjodhi si imazh të tyre, Drake.
“Një nga boshtet kryesore në aleancën midis FC Barcelona dhe Spotify është bashkimi i futbollit dhe muzikës për t’u lidhur me audienca të reja në mbarë botën. Për të bashkuar këto dy fusha që ndajnë aftësinë e tyre për të bashkuar njerëzit dhe për të ngjallur emocionet e tifozëve, skuadra e parë e futbollit për meshkuj do të dalë në fushë në El Clasico të së dielës me një fanellë që për herë të parë nuk do të shfaqë logon e saj, por një artist të njohur ndërkombëtarisht: këngëtarin dhe kompozitorin Drake, – u shpreh FC Barcelona.