Asnjë avion nuk fluturon në Bjellorusi! Presidenti i KE-s publikon hartën ajrore

Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel ka publikuar në rrjetet sociale hartën ajrore e cila tregon se asnjë avion nuk fluturon në Bjellorusi.

Kjo vjen si pasojë e vendimit të marrë nga Bashkimi Europian, për bllokimin e hapësirës ajrore të vendeve anëtare si dhe të mos ulë asnjë avion në aeroportet europiane. Ky ishte ndëshkimi i parë, pasi autoritetet e Minskut detyruan në mënyrë të jashtëligjshme uljen e një avioni të Ryanair të linjës Athinë – Vilnius, me justifikimin se autoritetet bjelloruse kishin marrë një alarm për bombë, por në fakt donin të arrestonin një gazetar opozitar ndaj regjimit të Lukashenkos.

Kjo masë duket se është zbatuar menjëherë dhe qielli i Bjellorusisë del i pastër, të paktën nga fluturimet e vendeve të BE. Gazetari Roman Protasevich vijon të qëndrojë në paraburgim pas arrestimit teksa BE dhe SHBA i kërkojnë Bjellorusisë ta lirojnë atë.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *