Shpërthimi dyqanit në ish-bllok, flasin fqinjët: Të gjithë dolëm jashtë banesave

Janë mësuar detaje të reja nga shpërthimi me tritol që ndodhi në një dyqan në rrugën “Sami Frashëri” në ish-bllok.

U bë me dije se grupi hetimor ka hapur kamerat e sigurisë, ku edhe është evidentuar se autori ishte me kapuç dhe se është larguar me një makinë tip Golf , ngjyrë të zezë.

Kujtojmë se shpërthimi ndodhi pak pas mesnate në një dyqan parfumesh dhe bizhuterish, ndërkohë që thuhet se i është vendosur lëndë plasëse. Sakaq duke iu referuar dëshmisë së banorëve të pallatit ku ndodhi ngjarja, shpërthimi ishte shumë i fortë.

“Shpërthimi ishte shumë i fortë dhe të gjithë dolëm jashtë banesave”, tha një prej banorëve të pallatit ekzistues/ News24.

Tritol dyqanit kozmetik në zonën e ish-Bllokut, shkaktohen dëme materiale


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *