Italia shkëlqen me trajnerë. Më i miri në qarkullim? Prestigjiozja angleze ndez debatin

Me shumicë dërrmuese, Karim Benzema u shpall fituesi i “Topit të Artë”, nga të paktat raste në vitet e fundit që nuk prodhoi debat. “France Footall” nuk akordon një çmim të tillë për trajnerin më të mirë të vitit, por është prestigjiozja britanike “FourFourTwo” që ka listuar një listë me trajnerët më të mirë duke iu referuar rezultateve të tyre në 12 muajt e fundit. Në vend të parë sipas revistës britanike është Pep Guardiola, i ndjekur nga Carlo Ancelotti dhe Jurgen Klopp.

Fourfourtwo

Në Spanjë dhe Itali, mediat i kanë kushtuar jo pak vëmendje këtij përfundimi teksa shtrojnë pyetjen se si mund të jetë në vendin e dytë Carlo Ancelotti, një trajner që brenda një viti fitoi Champions League dhe La Liga.

Pioli Conte

Në vendin e katërt renditet Antonio Conte ndërsa në vendin e 5-të Stefano Pioli, trajner që Milan fitoi Serie A. Italia në vitet e fundit ka humbur jo pak nga shkëlqimi, por kur bëhet fjalë për trajnerë vijon të jetë në majë, 3 nga 5 trajnerët më të mirë sipas FourFourTwo janë italianë. Në vendin e 35-të renditet Jose Mourinho edhe pse një vit më parë bëri mrekullinë me Romën duke fituar Conference League.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *