I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar, ka mbërritur ditën e sotme në Kosovë, ku është pritur në takim nga presidentja, Vjosa Osmani.
Pas takimit Osmani-Escobar pritet të ketë deklaratë për media. Siç kanë bërë të ditur krerët institucionalë në Prishtinë, pas Osmanit, Escobar do të takohet edhe me kryeministrin Albin Kurti. Escobar do të jetë në takim me kryeministrin Kurti, një orë pas takimit me Osmanin.
Vizita e Escobarit pason atë të emisarit të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, që vizitoi Prishtinën të enjten e javës së kaluar. Herën e fundit që Escobar, vizitoi Kosovën më 24 gusht, së bashku me të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.