Një 55-vjeçar është proceduar penalisht në Mat pasi u kap duke tregtuar mallra kontrabandë.
Uniformat blu raportojnë se I. D., banues në Klos shiste mallra kontrabandë në dyqanin e tij.
Njoftimi i policisë:
Kontrolle të pandërprera në çdo subjekt tregtar për të parandaluar, evidentuar dhe goditur veprimtarinë së paligjshme në fushën e kontrabandës së mallrave.
Tregtonte mallra të ndryshëm, të dyshuara të kontrabanduara, procedohet penalisht pronari i dyqanit.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat dhe të Postës së Policisë Klos, në vijim të kontrolleve bazuar dhe në inteligjencë informative, proceduan penalisht shtetasin I. D., 55 vjeç, banues në Klos.
Ky shtetas në dyqanin e tij, është konstatuar duke tregtuar mallra të ndryshëm, pa dokumentacion përkatës, të dyshuara kontrabandë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Mat, për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, dhe “Fshehja e të ardhurave”.