Escobar sot në Kosovë, takohet me krerët e shtetit

I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, do të takohet me liderët e Kosovës të mërkurën në mëngjes në Prishtinë.

Ndërkohë ka nisur në Presidencë takimi mes presidentes Vjosa Osmani dhe të dërguarit të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Të mërkurën në mëngjes, për takim me Escobarin ka njoftuar edhe Kryeministri. Escobar do të jetë në takim me kryeministrin Albin Kurti, një orë pas takimit me Osmanin.

Vizita e Escobarit pason atë të emisarit të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, që vizitoi Prishtinën pak ditë më parë.

Herën e fundit që Escobar qëndroi në Kosovë ishte në fund të muajit gusht, në një vizitë të përbashkët me Lajçakun.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *