Sara Hoxhën, që deri më tani të gjithë e njihnim si partneren e reperit Ledri Vula, do ta mbajmë mend gjithashtu edhe si konkurenten e “Dancing With the Stars”. Sara është një prej konkurenteve të kësaj gare që ka surprizuar jurinë dhe publikun. Ajo ka treguar se ka talent në kërcim që natën e parë ku i habiti të gjithë me performancën e saj.
Por me sa duket, Sara ka disa ‘ankesa’ për jurinë e spektaklit të kërcimit, të paktën kështu ka lënë të kuptohet.
Gjatë një bisede virtuale në ‘Instagram’, një ndjekës i shkruan Sarës: “Ti këmbët po i lodh dhe po kërcen super bukur, po ajo juria s’po sheh gjë më duket.” Ndërsa blogerja i është përgjigjur duke shkruar: “Po hë pra hë”, shoqëruar me një emoji.
Një tjetër pyetje që iu drejtuar Sarës në lidhje me “Dancing With the Stars” është edhe mendimi i partnerit të saj, reperit Ledri Vula. E pyetur se çfarë i ka thënë Ledri, Sara zbuloi edhe kushtin që ai i kishte vënë. “Mos hajde në shtëpi pa kupë dhe s’ka faj se ai i ka rreshtuar të vetat”– shkruan Sara.
Duket tepër e zhdërvjellët në skenë sikur të kishte kohë që praktikonte kërcimin, mirëpo për të arritur këtë rezultat i është dashur tepër punë konkurentes. Vetë Sara ka treguar më herët në një postim në ‘InstaStory’ sakrificat që i duhet të bëjë gjatë pjesëmarrjes në spektaklin e kërcimit.