Sindikata e pedagogëve do të përshkallëzojë bojkotin deri në plotësimin e kërkesave të tyre, ku një ndër to është rritja e pagave.
Mësohet se nesër pedagogët do të mbajnë një protestë kombëtare.
Sipas Sindikatës, protesta do të nisë në orën 11:00, në formën e bojkotit total, përpara Godinës se Korpusit Qendror të Universitetit Politeknik, ku pritet të marrin pjesë të gjitha universitetet publike të vendit.