Karim Benzema është personazhi publik më i përfolur i momentit, pas pjesëmarrjes së tij në ceremoninë e Topit të Artë, ku u shpall fitues. Në këtë mbrëmje të rëndësishme përpos tifozëve, prezente ishin edhe 3 gra për ta mbështetur. Njëra ndër to mamaja e futbollistit, partnerja e tij aktuale Jordan Ozuna, por edhe ish-i i tij, Cora Gauthier.
Mesa duket, Karim Benzema ruan një marrëdhënie shoqërore me ish-partneren e tij, aq sa ajo e shoqëron edhe në ngjarje të rëndësishme si kjo. Benzema aktualisht është në lidhje me modelen amerikane Jordan, e cila më parë ka qenë në lidhje me këngëtarët P Diddy dhe Justin Bieber.
Kujtojmë që ka qenë legjenda Zinedin Zidane, ish-trajneri i Real Madrid, ai i cili i dorëzoi trofeun sulmuesit. Benzema mori vëmendjen e tij që në nisje të ceremonisë pasi u shfaq me të njejtën veshje si Tupac Sahkur.
Ylli i futbollit, rikujtoi idhullin e tij të ndjerë, i veshur si Tupac në ceremoninë e ndarjes së çmimeve. Me një palë pantallona dhe xhaketë në ngjyrë të zezë dhe një papion me buton. Futbollisti e kombinoi veshjen e tij deri në detaj, pasi kishte vënë edhe një palë syze të njëjta si të Tupac.