Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim ka reaguar në lidhje me qëndrimin e saj në vendin tonë dhe çfarë i pëlqen nga kultura.
Kim në ‘Twitter’ shkruan se veçanërisht pëlqen këngët dhe vallet popullore shqiptare.
Sakaq shton se i pëlqen të pijë raki dhe të vizitojë tokën e shqiponjave.
Postimi i plotë:
Më lejoni të konfirmoj “lajmin”: Në të vërtetë më pëlqejnë shumë këngët dhe vallet popullore shqiptare. Më pëlqej të konsumoj raki ose kafe me miqtë e mi kudo që shkoj në Shqipëri dhe më pëlqen Shkodra e shumë vende të tjera në tokën e shqiponjave.