‘Shpëtoni arsimin dhe shkollën shqipe’/ Berisha ndan videomesazhin e pedagogut

Kreu i PD, Sali Berisha ka ndarë në rrjetin social ‘Facebook’ videomesazhin e pedagogut të Universitetit Bujqësor, Lush Susaj.

Në këtë videomesazh, pedagogu bën thirrje për bojkot kombëtar dhe studentët t’i bashkohen për të mbrojtur universitetin.

‘Nesër në orën 11 të gjitha universitete te Shqipërisë, Korçën, Elbasanin, Gjirokastrën, Shkodrën, Durrësin, të mblidhemi para Politeknikut për të protestuar jo për xhepin tonë, por për të shpëtuar arsimin dhe shkollën shqipe. Tmerri më i madh i armiqve dhe pedagogëve të Shqipërisë, është prosperimi i shkollës shqipe dhe i universiteteve. Ju bëjmë thirrje studentëve të Shqipërisë, që nëse e kanë llogaritur të jetojnë në këtë vend, t’i bashkohen protestës. Kjo protestë është për të rinjtë dhe jo ne 60-vjeçarët. Që ata mos të ikin me gomone jashtë, por të vijnë të mbarojnë universitetin, por të punojnë në shtetin e tyre’, tha ai.

Nga ana tjetër, Berisha shkruan se kjo është përgjigja e merituar për arrogancën, kërcënimet dhe cinizmin e Edi Ramës për kërkesat e drejta të Sindikatës së Universiteteve.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *