Faqja eBay ka ndërhyrë për të hequr të gjitha veshjet e frymëzuara nga Jeffrey Dahmer për këtë Halloween. Seriali i dytë më i ndjekur në gjuhen angleze në platformën ‘Netflix’ muajin e kaluar, duke ia kaluar “Bridgerton”.
Më pas, fansat e fiksuar pas serialit, kanë qenë në kërkim për t’u veshur si Dahmer, i cili vrau 17 persona midis viteve 1978 dhe 1991, zakonisht duke i droguar dhe përdhunuar para se të gjymtonte kufomat e tyre dhe të hante disa nga ta.
Një zëdhënës për eBay ka konfirmuar se kompania është duke ndërmarrë veprime për të ndaluar kostumet e frymëzuara nga Dahmer me politikën e saj duke theksuar se nuk ka vend për “artikuj të lidhur ngushtë që përfitojnë nga kriminelët e dhunshëm, veprimet e tyre ose skenat e krimit brenda 100 viteve të fundit”.
Shumë sende të lidhura me Dahmer janë gjetur në faqe, duke përfshirë syzet e tij unike, paruket bionde dhe madje edhe një çantë të ngjashme me atë që Evan Peters shihet duke përdorur në shfaqje.
Shirley Hughes, nëna e Tony Hughes, një burri që nuk dëgjonte i cili u bë viktima e 12-të e Dahmer-it, i tha TMZ se të shohësh dyqanet në internet që përfitojnë nga vdekja e djalit të saj me kostumin e Halloween-it, po sjell një trishtim të madh në familjen e tyre.
Gjatë javës së fundit, adoleshentët janë parë duke veshur paruke bionde, bluza retro dhe syze aviatori për t’i ngjasuar kanibalit. “Unë nuk e kuptoj se si ata mund të përdorin emrat tanë dhe të nxjerrin gjëra të tilla,” tha Hughes për ‘The Guardian’.