Raporti i Dick Martyt / Rama lëshon gojën: Prova lesht, duan të na i f*sin

Kryemnistri Edi Rama nga takimi me operatorët turistikë në Gjirokastër, ka prekur çështjen e raportin e Dick Martyt, lidhur me trafikimin e organeve në Kosovë.

Rama tha se refuzimi i darkës që iu bë pas fjalimit në KiE erdhi pasi të pranishmëve nuk i ka ardhur mirë nga e vërteta.

Gjatë fjalës së tij në Gjirokastër, Rama e lëshoi gojën duke përdorur një lloj komunikimi jashtë ccdo etike.

“E patë sa shkurt i kishin rënë ata në KiE, trafikantë organesh njerëzore. Prova? Lesht. Kjo d.m.th. bjeru se shqiptarët mbajnë. Futja se shqiptarët mbajnë. Tani që ne e meritojmë në një pjesë, e meritojmë. Jo se jemi pajtuar as me krimin dhe as me korrupsionin. Lufta me korrupsionin është më e gjatë se kaq, por e meritojmë se një pjesë e jona, rublaçorba jonë, që jo rastësisht atë, atë pocaqi, e votuan. Unë nuk iu ndahem atyre deri në fund, nuk e di a do e arrijmë atë që duhet. Për mua ishte si nota në provim, kur tha që nuk vijnë në darkë, po të vinin në darkë dhe ta kalonin bukur, tregon që nuk i bënte përshtypje, ai ishte një turp, që o ta mbajnë o ta lënë, ne nuk e mbajmë më. Përfaqësuesi ynë e refuzoi dhe kishte dalë me vete.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *