Trajneri i Vllaznisë beson: Ndaj Realit do luajmë një ndeshje të madhe

Ekipi i Vllaznisë së femrave do të luajë nesër ndeshjen e parë te grupeve te Champions League kundër Real Madrid në orën 18:45 në stadiumin ‘’Loro Borici’’.

Vajzat Shkodrane janë ekipi i parë në historin e futbollit Shqiptar, të meshkujve dhe te femrave, qe kualifikohen në turneun më të madh te klubeve.

Para kësaj ndeshje ka folur trajneri Nikolin Leka i cili është shprehur:

“Ne jemi gati per kete ndeshje, per te cilen kemi kohe qe pergatitemi. Ne e dime mjaft mire emrin e madh te kundershtarit, por kjo eshte gare dhe ne do te futemi ne fushe per te bere me te miren. Vajzat jane te pergatitur si fizikisht, taktikisht por edhe psikologjikisht per te dhene me te miren ne fushe.

Ne formacionin thuajse e kemi gati, por gjithçka do te vendoset ne mbremje. Ne nuk kemi ardhur rastesisht ketu ku jemi dhe do te mundohemi te bejme me te miren. Ne fushe do jene tre rezultate dhe ne natyrisht qe do te mundohemi te mos dalim pa nje rezultat pozitiv, duke shpresuar edhe tek ndihma e tifozeve te zjarrte te tifozeve tane”, ka thënë ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *