Kryeministri Edi Rama gjatë një vizite në Gjirokastër ka komentuar qëndrimin e medias karshi qeverisë.
Rama tha se asnjë ekran nuk është pro qeveritar dhe se mediat nxjerrin vetëm pjesën më të keqe nga investimet e qeverisë.
“Jam krenar që sot nuk ka asnjë ekran pro qeveritar. Ndonjë tek-tuk, po edhe ai nuk është qeveritar. Keni parë ju ndonjë gjë nga Gjirokastër për investime, keni parë ndonjë kanal që nxjerr ujë të zi dhe keni parë lajme që njërit i ra në një tjegull e është në spital jashtë rrezikut për jetën. Nxjerrin ata në Korçë që hedhin mollët, por keni parë ata në Dibër që i eksportojnë”, tha ai.