Rastet me Covid-19 ‘drejt shuarjes’/ 28 të infektuar dhe asnjë humbje jete

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar shifrat e infektimeve nga Covid-19.

Mësohet se kanë rezultuar pozitivë 28 qytetarë dhe nuk ka asnjë humbje jete gjatë 24 orëve të fundit.

Sakaq janë shëruar 20 qytetarë duke e çuar numrin e të shëruarve në 327,724 që nga fillimi i epidemisë.

Njoftimi i plotë:

Gjatë 24 orëve të fundit, në vendin tonë janë kryer 631 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 28 qytetarë, në këto bashki:

13 në Tiranë, nga 3 qytetarë në Durrës, Fier, nga 2 qytetarë Shijak, Berat, nga 1 qytetarë në Kurbin, Selenicë, Himarë, Sarandë, Gjirokastër. Janë 239 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 2 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2. Janë shëruar 20 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 327,724 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (19 Tetor 2022)

  • Raste të reja ditore 28
  • Të shëruar në 24 orë 20
  • Të shtruar në spitale 2
  • Humbje jete në 24 orë 0
  • Testime ditore 631
  • Testime totale 1,991,647
  • Raste pozitive 331,555
  • Raste të shëruara 327,724
  • Raste Aktive 239
  • Humbje jete 3,592
  • Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
  • Tiranë 179
  • Fier 15
  • Vlorë 10
  • Berat 8
  • Gjirokastër 6
  • Shkodër 5
  • Elbasan 5
  • Durrës 8
  • Dibër 3

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *