Një 26 vjeçar është gjetur pa shenja jete dhe me shenja dhune në bregdetin e Durrësit.
Dyshimet e para janë se ky shtetas ka gjetur vdekjen nga arresti kardiak.
Sakaq grup hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i Policisë:
Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 16:45, në lagjen nr. 1, Durrës, në breg të detit, është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune, shtetasi E. Xh., 26 vjeç, banues në Durrës.
Paraprakisht dyshohet se ky shtetas ka ndërruar jetë për shkak të arrestit kardiak.
Grup hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.