Thirrja për bojkot kombëtar/ Rama: Mos e merrni seriozisht Kovaçin, ka qenë shiks i 97-ës

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me deklaratën e kreut të sindikatës së pedagogëve, Sandër Kovaçi për bojkot kombëtar.

Rama në ‘Twitter’ shkruan se Kovaçi nuk mund të jetë zë i pedagogëve pasi ka qenë spiun në vitin 97-të.

Sakaq shton se thirrja e tij nuk do merret seriozisht, pasi kërkesat janë fyese.

Postimi i plotë:

Krenar që ka qenë shiks i kohës së zezë të 97-ës le të jetë sa të dojë, po një shiks i maskuar si sindikalist për të importuar zullumin e nongratave e të rublave në hapësirën universitare, s’ka asnjë shans të merret seriozisht në kërkesat e tij fyese për këtë situatë lufte!

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *