Kreu i PL, Ilir Meta ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama ndaj kreut të sindikatës Sandër Kovaçi.
Meta në ‘Facebook’ shkruan se kërkesat e pedagogëve janë dinjitoze dhe aspak se fyese siç i ka konsideruar Rama.
Sakaq shton se Rama nuk mund të denigrojë kërkesat dhe faktet që flasin për gjendjen e mjeruar të universiteteve.
Zëri i pedagogëve duhet dëgjuar me shumë përulësi. Kërkesat e tyre për paga dinjitoze sa të kolegëve në Kosovë janë të drejta dhe plotësisht të realizueshme. Arroganca dhe shurdhëria e Qeverisë është e papranueshme. Dëgjoni krahasimin e sjellë me dhembje nga Prof.Asc.Dr. i Shkencave të Matematikës i specializuar në Universitetet më të mira të botës, ish-Ambasadorin e shkëlqyer të Shqipërisë në Slloveni, Sandër Kovaçi për të kuptuar revoltën e pedagogëve në mbarë vendin. Solidaritet dhe mbështetje për të dhe të gjithë pedagogët në protestë deri në plotësimin e kërkesave!
Mjaft denigrimit neokomunist të individëve për të mbuluar faktet që ulërasin fort për gjendjen e mjeruar të universiteteve!