Ministria e Arsimit Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit në Kosovë ka bërë një gafë teksa ka postuar fotot nga nisja e punimeve për ndërtimin e shkollës së re në Ponoshec të Gjakovës ku i ftuar ishte dhe kryeministri Albin Kurti.
Në faqen e saj zyrtare, ministria ka postuar disa foto nga ceremonia e nisjes së punimeve për ndërtimin e shkollës, por ajo që të bie në sy është se në mes të tyre është dhe foto e një të riu i cili pozon duke ngritur gishtin e mesit.
Edhe pse nga faqja e ministrisë foto është fshirë disa minuta pas publikimit mediat kanë qenë të vëmendëshme duke e spikatur foton.
Nuk dihet identiteti i të riut apo lidhja që ai ka me ministrinë si institucion apo menaxhimin e faqes së Facebook të këtij institucioni.