Virale/ Një grua pozon komplet e zhveshur para katedrales së Amalfit

Një grua britanike ka shkaktuar zemërim në Itali pasi ka pozuar e zhveshur në majë të shkallëve të katedrales së Amalfit. Gruaja e cila ishte zhveshur dhe mbante vetëm një copë të kuqe në trup i ka lënë pa fjalë vendasit të cilët janë ndjerë të ofenduar me gjestin e saj.
Britanikja që raportohet të jetë një influencuese kishte zgjedhur të zhvishej plotësisht për fotot që do publikonte në rrjetet sociale. Kalimtarët mbetën të habitur kur e panë atë të zhveshur, ndërsa një banor e filmoi gruan nga dritarja e shtëpisë së tij. Videoja e mëposhtme tregon gruan duke bërë poza të ndryshme joshëse për kamerën.
Vendasit nuk lejuan që “seti” i saj të vazhdonte më shumë dhe njoftuan menjëherë policinë. Kur policia mbërriti para katedrales largoi menjëherë britaniken dhe asistentët e saj pasi ata nuk kishin marrë leje për fotot dhe ishin duke kryer veprime të turpshme në një vend publik. Ata janë paralajmëruar që të mos shpërndajnë fotografitë në rrjetet sociale
“Incidenti shkaktoi zemërim te italianët, të cilët ishin të zemëruar me gruan dhe grupin e saj për organizimin e sesionit fotografik në vendin historik dhe fetar.”
“Të zhvishesh përpara një katedraleje me rëndësi të konsiderueshme është e papranueshme … turp!
Gjëja skandaloze nuk është fakti që ajo po bën një sesion fotografik nudo, por se ka zgjedhur fasadën e një kishe si vendndodhje.”

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *