Giorgia Meloni surprizon sërisht duke siguruar se Italia do të jetë pjesë e NATO e BE dhe se kush nuk është dakord me këtë nuk do jetë pjesë e qeverisë edhe me koston që kjo qeveri mudn të mos krijohet për shkak të numrave në Parlament.
“BE dhe NATO do të jenë gurët e themelit të qeverisë së ardhshme. “Në një gjë kam qenë, jam dhe do të jem gjithmonë e qartë”, tha liderja e Fratelli d´Italia. Kam ndërmend të drejtoj një qeveriame në një linjë të qartë dhe pa ekuivokenë politikën e jashtme, tha Meloni. Italia siguroi ajo është plotësisht, dhe me kokën lart, pjesë e BE-së dhe NATO-s. Kushdo që nuk është dakord me këtë gur themeli, nuk do të mund të hyjë në qeveri,me çmimin e të bërit qeveri”.
Meloni siguroi se Italia do të ringjallë besueshmërinë dhe kështu do të mbrojë interesat e saj. Unë do të kërkoj qartësi për këtë nga të gjithë ministrat e një qeverie të mundshme . Rregulli i parë i një qeverie politike që ka mandat të fortë nga italianët është të respektojë programin që votuan qytetarët”.