Batuta e Ronela Hajatit për jetën e saj sentimentale, do t’ju shkrijë së qeshuri

Si do ta përshkruanit jetën sentimentale me një foto? Ronela Hajati e ka një përgjigje epike për këtë. Këngëtarja e njohur ka publikuar një foto në ‘Instastory’ krahas së cilës shkruan me humor: “Jeta ime sentimentale për momentin”. Fotoja që Ronela ka ndarë është një ‘personazh i frikshëm’ i Halloween-it.

Ronela Hajati është goxha e suksesshme në industrinë e muzikës dhe pëlqehet shumë nga publiku por kur vjen puna për jetën e saj sentimentale dhe për të pasur një partner në krah, ajo ka zbuluar më parë se angazhimet e tepërta që ka nuk ia lejojnë diçka të tillë.

Nëpërmjet disa postimeve ‘funny’ në “InstaStory”, ronela tregoi disa muaj më parë arsyen ‘epike’ se përse është ende beqare: ‘Asaj i pëlqen ta ketë të gjithë krevatin për vete dhe të flejë vetëm’.

“Unë kur pyes veten si ka mundësi që një gur i çmuar dhe i rrallë si puna ime është akoma beqare. Xhindet e mia që s’pëlqejnë asnjë njeri… Ose pëlqejnë frymorin e gabuar…”– u shpreh Ronela.

“Unë gatuaj shumë mirë, bëj punët e shtëpisë më mirë se gjithë sanitaret e jugut, thjesht s’kam ndërmend t’i bëj për njeri. Në fund jam gruaja perfekte që çdo burrë ëndërron… Por mua më pëlqen krevati vetëm për vete… Imagjino pak nëse ai gërhet (jastëkun në kokë)”- përfundoi artistja.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *